Një tjetër kandidat nga listat e Partisë Demokratike ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Mësohet se bëhet fjalë për Valter Halitin, i cili në zgjedhjet e vitit 2017, ishte kandidat në listat e PD-së për Qarkun e Tiranës.
Aktualisht Kuvendi numëron 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ-ja, Haliti pritet të bëjë betimin procedurial në Parlament.





