Mirlind Daku e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri sportiv në Rusi me Rubin Kazan.
Sulmuesi i Shqipërisë, ka tërhqur interesin e disa skuadrave mes tyre është edhe Cagliari nga Serie A, por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe një klub tjetër.
Mediat italiane raportojnë se edhe Genoa, po monitoron situatën e tij.
Madje interesin për të nga klubi italian e pranoi edhe vetë babai i sulmuesit gjatë një interviste në Rusi.
Gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë klubi i Rubin Kazani, që për momentin nuk ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo Mirlind Dakun.
Në katër ndeshjet e para në kampionatin rus, Daka ka kontribuar me 3 gola dhe 2 asiste.