Kroçera “Nautica” mbërriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Anija turistike me 669 turistë nga vende të ndryshme të botës është e dyta që është ndalur në Durrës gjatë muajit nëntor.
Pak ditë më parë, në port mbërriti kroçera "Amera", e cila preku për herë të parë tokën shqiptare dhe kishte 752 turistë në bord.
Porti i Durrësit vazhdon të jetë edhe në vjeshtë destinacion i jahteve dhe kroçerave me turistë nga vende të ndryshme të botës.
Që nga fillimi i vitit në kalatat qendrore të portit më të madh të vendit janë ankoruar 18 kroçera me 3,834 turistë nga më shumë se 50 vende, ndërsa numri i jahteve arrin në 427.





