Një tjetër kryebashkiak nga radhët e Partisë Socialiste ka nisur detyrën. Erion Isai është betuar si kryetar bashkie i Kolonjës.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i uron punë të mbarë këshillit bashkiak dhe kryebashkiakut Isai.
“Punë të mbarë Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë Kolonjë Erion Isai. Përgjegjësi e madhe në shërbim të popullit të nderuar të krahinës me shumë histori dhe kontribut atdhetar”, shkruan ai.
Vetë aktori i njohur e konsideron privilegj marrjen e detyrës. “Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit Kolonjar! Faleminderit!”, shkruan ai.
Bashkia e Kolonjës është drejtuar historikisht nga e majta dhe për pasojë, nuk ka pasur probleme në transferimin e pushtetit.





