Nuk kanë fund lajmet e hidhura nga Italia. Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Ravena të Italisë. Aleksandër Ferhati, u përfshi në një aksident ku u përplasën tre makina, një “Volkswagen Polo”, një “Peugeot 306” dhe një “Peugeot 206”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit, ndërsa 26-vjeçari shqiptar ishte në makinën tip "Volkswagen Polo".
I riu shqiptar po shkonte në punë drejt Rovenës, ku punonte si mekanik. Sipas rindërtimit të aksidentit, Ferhati është përplasur kokë më kokë me makinën “Peugeot 306”, e cila drejtohej nga një 60vjeçar.
I moshuari në mënyrë të pashpjeguar po ecte në korsinë e kundërt.





