Arbër Çyrbja është largimi i radhës nga Teuta. 29-vjeçari shijakas ka marrë letrat nga klubi ditën e djeshme dhe tashmë është një futbollist i lirë në treg.
Mesfushori i krahut ishte pjesë e Teutës në sezonin e fundit, por më tepër u preferua nga stafi si zëvendësues.
Megjithatë, tashmë Çyrbja do të shikojë një zgjedhje tjetër për karrierën.Lojtari i krahut, përveç Teutës dhe Erzenit, ka luajtur me Kukësin, Egnatian dhe Elbasanin në kampionatin shqiptar. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e Gjilanit në Superligën kosovare.