Edhe pse merkatoja e janarit është drejt fundit, skuadrat kanë filluar të hedhin piketat për transferimet e verës.

"CalcioNapoli24" raporton se mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli është ne preferencat e drejtorit sportiv të Napolit, Kristiano Guintoli dhe po ndiqet me mjaft interes prej kohësh.

Marrëdhënia e shkëlqyer me drejtuesve të Napolit dhe atyre të Empolit e bën më të lehtë arritjen e akordit, gjithsesi napoletanëve iu duhet e pak kohë për të vendosur.

Veseli shikohet si një alternativë mjaft e mirë në mbrojtje për skuadrën e Sarrit, pasi mund të luajë në të katërta pozicionet  e mbrojtjes.

Përveç mbrojtësit shqiptar, Napoli është duke monitoruar edhe mesfushorin me tipare sulmuese Miha Zajç.