Një tjetër ndihmës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u infektua me koronavirus.

Stephen Miller është një nga këshilltarët më të afërt të presidentit dhe shkrues i fjalimeve të tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se Miller “ndihet mirë” dhe se është vetizoluar gjatë pesë ditëve të kaluara, përpara se ta merrte rezultatin e testit.

Vetë McEnany ka njoftuar më 5 tetor se është pozitive me koronavirus.

“Qartazi ka pasur një shpërthim këtu në Shtëpinë e Bardhë”, tha McEnany në një intervistë për Fox News.

Trump, i cili u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar, nuk raportoi për asnjë simptomë të martën, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley.

Disa udhëheqës të ushtrisë amerikane janë gjithashtu në karantinë, pasi zyrtari i Rojës Bregdetare, admirali Charles Ray, doli pozitiv.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 7.5 milionë të infektuar dhe mbi 210,000 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë konfirmuar mbi 35.8 milionë të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe afro 25 milionë janë shëruar./REL