Pas atentatit me 2 viktima tek mbikalimi i Sukthit në Durrës, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi vetëm pas një ore, në afërsi të vendngjarjes së parë.
Pesë automjete u përshinë në një aksident masiv, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Aksidenti i pesëfishtë ka ndodhur në Sukth, shumë pranë vendit ku rreth orës 14:00 të ditës së sotme ndodhi atentati me armë zjarri dhe si pasojë dy persona, ish- efektivi i policisë, Ervin Dalipaj dhe miku i vet Juxhin Dauti humbën jetën.
Siç duket nga fotot që sjell DurrësLajm nga vendngjarja, trafiku në këtë zonë ka qenë mjaft i rënduar dhe një rradhë kilometrike automjetesh është krijuar në autostradë.





