Një tjetër park i ri i shtohet qytetit të Durrësit dhe i shërben qytetarëve të të gjitha grupmoshave.
Bëhet fjalë për Parkun Urban në Spitallë, i cili do të jetë me gjelbërim të shtuar, ndriçim, stola, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive, kënde pushimi për të moshuarit dhe kënde lojërash për fëmijë.
Kryebashkiakja Emiriana Sako ka ndjekur nga afër punën për ndërtimin e parkut dhe thotë se ky projekt i jep kësaj zone një zhvillim të mëtejshëm duke rritur cilësinë e jetesës së banorëve.
Pas rehabilitimit dhe mbylljes së kanalit të ujërave të larta u përfitua një hapësirë publike prej 1,3 kilometrash e cila tashmë do të shndërrohet në një zonë unike rekreative.