Një tjetër person raportohet se ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Bëhet fjalë për një person rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në orën 2 të mëngjesit të sotëm.

Sipas “News 24”, pacienti ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohej prej dy javësh. 

Pacienti kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabet dhe hipertension.

Viktima ishte shtruar më herët në Sanatorium, por u transferua në spitalin Infektiv dhe më pas sërish tek COVID 2, pasi gjendja e tij u rëndua.

Ky rast e çon në 28 numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.