Para pak kohësh reperi Arkimed Lushaj ndodhej pas hekurave në Fushë-Krujë, në atë që ai e quajti burgim politik dhe të padrejtë. Por një tjetër ngjarje ka ndodhur sot.

Reporteri.net mëson se ai ka goditur me makinë një këmbësore në Prishtinë. Siç shihet në foton e siguruar, aksidenti ka ndodhur te “Qafa”, ndërkohë që qytetarja ishte duke kaluar vijat e bardha, kur makina e Stresit e goditi duke i shkaktuar lëndime trupore.