Një turist nga Bosnja ka humbur jetën sot në Durrës.

Në një informacion paraprak policia njofton se rreth orës 11:45, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.

Mësohet se 70-vjeçari është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. 

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.