Tailanda shpreson të bëhet vendi i parë në Azi që do legalizojë marijuanën mjekësore dhe të futet në tregun e kanabisit, raporton Agence France-Presse.
Sipas një zyrtari tajlandez, po shqyrtohet një projekt-ligj për lejimin e marijuanës për qëllime mjekësore, një ndryshim i konsiderueshëm në një vend me ligje të ashpra për trafikimin e drogës.
"Theksohet se marijuana do të jetë e ligjshme vetëm për ilaçe dhe jo për argëtim. Por legalizimi i drogës mund të jetë një ndihmë ekonomike dhe mundësi për popullin tajlandez,"-tha Jet Sirathraanon, kryetari i komitetit të shëndetësisë publike të Asamblesë Kombëtare Legjislative të Tajlandës.
Tregu global i marijuanës mund të arrijë në 55.8 miliardë dollarë deri në vitin 2025, sipas një analize të publikuar vitin e kaluar nga Grand View Research.
Dhe Sirathraanon pret që Tailanda të kapë një pjesë të mirë të tregut multi-miliardë dollarësh me atë që ai e konsideroi si "marijuana më e mirë në botë". Ky veprim do të lejojë Tailandën të përfitojë nga një industri që po zgjerohet me shpejtësi, e cila premton të ndihmojë pacientët që vuajnë nga sëmundje si artriti, migrena dhe kanceri.





