Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit në vende private. Në një vendim unanim, gjyqtarët legalizuan gjithashtu rritjen e marijuanës për konsum privat, shkruan BBC.
Qeveria e Afrikës së Jugut e kishte kundërshtuar legalizimin e saj, duke argumentuar se droga ishte “e dëmshme” për shëndetin e njerëzve. Gjyqtari Raymond Zondo tha: “Nuk do të konsiderohet vepër penale kur një person i rritur përdor ose ka në posedim kanabis për përdorim personal”.