Madagaskari është shteti më i ri që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që është duke u mbajtur në Prishtinë.

Po ashtu lajmi konfirmohet edhe nga shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook.

“Urime Kosovë!, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskar kanë nga një mik më shumë. Falënderimet e mia më të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskar”, ka shkruar Pacolli në Facebook.