Pas vandalizimit të skulpturës “Peshkatari” një ditë më parë, një tjetër vepër arti në Durrës është dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm.

Skulpturës së këngëtarit me famë botërore John Lennon, i kanë shkulur syzet.

Kjo është vepra e dytë e artit në hapësirat publike të qytetit bregdetar, që dëmtohet në harkun e 24 orëve.

Skulptura e artistit të famshëm është pjesë e kuartetit të 4 veprave të artit të vendosura në shëtitoren “Taulantia” dhe që u dedikohen yjeve të rrokut botëror.