Mëngjesin e kësaj të hëne, një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë.
Sipas mediave lokale, tërmeti është shënuar në Kretë, ndërsa qytetarët janë zgjuar të tmerruar.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për pasojë në jetë njerëzish, por vetëm për dëme materiale.
Shteti fqinj është prekur ditëve të fundit nga një valë e pazakontë tërmetesh duke vënë kështu në rrezik jetën e shumë qytetarëve.