Pas uraganit Irma, i cili solli shkatërrimin dhe asgjësimin e disa ishujve, dhjetëra të vdekur në Florida dhe Xhorxhia të SHBA-së, sinoptikanët parashikojnë një tjetër stuhi të fuqishme.

Sipas tyre, stuhia Maria është shndërruar në uragan dhe do të godasë ishujt Lliuord mbrëmjen e sotme, si dhe mund të arrije edhe në ishujt Virgjine të Britanisë dhe SHBA-së si dhe në Puerto Riko.

Të dielën, Maria ka qenë rreth 445 kilometra larg ishujve Lliuord, me erëra deri në 120 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.