Uragani “Irma” ka arritur në kategorinë e pestë të saj (niveli më i lartë i urganave sipas kategorive) duke e bërë atë jashtëzakonisht të rrezikshëm teksa pritet të kalojë në Karaibe.

“Irma” tashmë ka arritur erërat me shpejtësi 290 km/h, duke e bërë atë më të fuqishmin që Atlantiku ka parë në më shumë se një dekadë.

Parashikohet të sjellë stuhi të fuqshme, erëra kërcënuese për jetën e njeriut dhe reshje të mëdha.

Florida, ku pritet që stuhitë të mbërrijnë të dielën, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Banorët në Teksas dhe Luiziana janë ende të shqetësuar nga efektet e Uraganit Harvey.

Megjithatë, Qendra Kombëtare e Uraganit (NHC) ka paralajmëruar se është tepër herët të parashikosh rrugën e saktë të Irma-s ose efektet në kontinentin amerikan.