Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë sot lajmin se në Tiranë do të rivendoset linja e trenit, pikërisht në ish-stacionin e vjetër.
"Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike", tha Veliaj.
Gjatë prezantimit të investimeve dhe projekteve transformuese në njësinë 9, Veliaj tha se do Bulevardi "Zogu I" do të transformohet në një zonë kushtuar turizmit.





