Tubat për humbje peshe të shitura në internet nuk blihen vetëm nga njerëzit që vuajnë nga bulimia, por ka më shumë vajza të reja që duan të humbin peshë me çdo kusht në këtë mënyrë potencialisht të rrezikshme.

Ndihma për humbjen e peshës në formë tubi në të vërtetë kishte për qëllim të nxiste të vjellat dhe ra në sy të mjekëve kur u shfaq një vajzë që gëlltiti aksidentalisht tubin.

Fillimisht, gruaja e re kineze pretendoi se kishte gëlltitur një pip ndersa po pinte nje lëng. Mjekët ishin dyshues për këtë histori pasi objekti ishte shumë i thellë, kështu që ata e dërguan për një radiografi të traktit gastrointestinal.

Një tub 30 cm i gjatë, pesë cm i gjerë, shumë më i madh se një pip lëngu, u gjet i mbërthyer në ezofag. Skaneri tregoi tubin që shtrihet nga laringu në stomak me murin të shtypur kundër tij. Përballë situatës faktike, vajza më në fund pranoi të blinte një tub të vjella në internet për të ndihmuar në humbjen e peshës.

Pas konsumimit të ushqimit, ajo rregullisht do të vinte tubin në ezofagun e saj për të nxitur të vjella, derisa një ditë e gëlltiti atë. Tubi u hoq me laparaskopi, dhe nga gastroskopia e mëvonshme, mjekët vunë në dukje ulcerat në muret e stomakut dhe të ezofagut.

Zhang Hanyu, zëvendësdrejtor i Shërbimeve të Urgjencës, tha që tubat për të vjella janë gjithnjë e më të njohura te gratë e reja kineze që kërkojnë mënyra ekstreme për të humbur peshë dhe paralajmëroi se përdorimi i tyre përfshin shumë rreziqe – nga një numër problemesh me traktin e sipërm të tretjes dhe faringut, dëmtimin e mukozave dhe deri te problemet neurologjike si kërcitja e pavullnetshme e duarve dhe këmbëve.