Shakira nuk harron lehtë tradhtinë e Pique-së dhe sa herë që mundet e sulmon, në dukje në mënyrë të kamufluar, në rrjetet sociale.

Dhe përsëri e bën nëpërmjet një kënge të saj. Këngëtarja kolumbiane ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re, e cila nxit aludimet se është krijuar për të goditur pikërisht ish-partnerin e saj, me të cilin ka dy djem, Milanin dhe Sashën.

“Një ujkonjë si unë nuk është për djem si ju”, thuhet në një pjesë të tekstit. Pikërisht këtë pjesë këngëtarja nga Barranquilla (Kolumbi) e ka postuar në Twitter, një aludim i qartë për Gerard Piqué. Një situatë që fillon të përsëritet që kur publikoi “Të përgëzoj” disa muaj më parë.
E vërteta është se artistja po lë mesazhe pothuajse në të gjitha krijimet e saj, mesazhe që duket të jenë direkt për Piqué-në.