Ditën e djeshme ish-banorja e Big Brother, Heidi Baçi ka festuar ditëlindjen e saj, ku nuk ka munguar një dedikim nga ana e aktorit Romeo Veshaj.
“Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta!”, ka shkruar Romeo krahas një foto tek duket se puth Heidin në ballë, ndërsa shkruan më tej: “Të dua dhe kur s’ta them”.
Ndërkohë që në mbrëmje ka qenë vetë Heidi që ka postuar një foto të një unaze në gishtin e saj të fejesës, që konfirmon zërat se lidhja e tyre tashmë është zyrtare.
Çifti pas një vere që e kanë kaluar së bashku, duket se ka shfrytëzuar ditëlindjen e Heidit, për ta çuar në një hap më tej marrëdhënien.
Dyshja u njohën gjatë eksperiencës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë.
Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë.