Në vigjilje të festës së Krishtlindjes, at Bernard Caruana, Vikar i pёrgjithshёm nё Kishёn dioqezane Tiranё-Durrёs ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për të gjithë besimtarët katolikë.
Ndryshe nga çdo vit tjetër, at Bernard Caruana, Vikar i pёrgjithshёm nё Kishёn dioqezane Tiranё-Durrёs e ka përcjellë mesazhin e tij të urimit përmes një poezie, ku prek shumë nga realitetet e prekshme sociale të shoqërisë sonë që përjeton largimin masiv të popullsisë dhe familje që në këtë prag festash nuk do të bëhen bashkë për të festuar.
“Në qytetin tim ka dritë, por mungojnë hapa,
Shtëpi të zbukuruara, por zemra në pritje.
Shumë të rinj u larguan, familje u shpërndanë
Si një grusht i zbrazur mbetur në heshtje.
Ndoshta ke varur yje në dritare, por nuk e di pse.
Ndoshta dhuron e merr dhurata, por nuk e di pse.
Ndoshta pushon, feston, ha e qesh, por nuk e di pse.
Ndoshta ke humbur këtë vit një person të dashur dhe nuk e di pse.
Ndoshta je në burg, ose në pritje për ndonjë vendim dhe nuk e di pse.
Ndoshta po përballesh me ndonjë sëmundje dhe nuk e di pse.…
Poezinë e plotë të at Bernard Caruana mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:





