Tiranë, 7 qershor 2014 – Prisni, çfarë po ju thotë mendja? Nuk ka ndodhur asnjë aksident dhe askush nuk ka vdekur. Gjithçka është thjesht një provokim i zgjuar nga ana e Florit. Ndërsa ka nxjerrë nga ‘makineria e hiteve’ boom-in e radhës, që pritet të nisë shumë shpejt transmetimet në “My Music”, producenti i “Threedots” ka menduar edhe një fabul interesante për klipin.

Një vajzë e bukur dhe ai, që si një ‘hajdut zemrash’ i vihet nga pas derisa e bën për vete… Pastaj? Pastaj e humb sërish. Fundi i klipit sjell një skenë shumë komike; vajzën bukuroshe, që i drejtohet Florit dhe që papritur e përplas një automjet. Kaq besojmë se ju mjafton për të imagjinuar skenat e klipit.

Kënga pritet të shndërrohet në një hit veror dhe për këtë ju sigurojmë. Ne e kemi dëgjuar dhe na besoni, do të kërceni pafund me të. Por ky nuk do të jetë projekti i vetëm i Florit dhe “Threedots”. Të tjera këngë, shumë të arrira do të lançohen gjatë stinës së nxehtë për të gjithë artdashësit. 

/Bluetooth/