Një tavolinë buzë pishinës dhe mbi të një vajzë me rroba banjo e mbuluar me çokollata në gjithë trupin e saj.

Ky është imazhi që ka ndeshur gjatë këtij muaji një turist që ndodhej me pushime në hotelin Voi Colonna në Golfo Aranci. Turisti, një menaxher milanez, që po kalonte pushimet në Sardenjë, publikoi foton e vajzës së mbuluar me çokollatë në profilin e tij në Linkedin duke shpjeguar se çfarë ndodhi.

Ai flet hapur për “trupin e femrës si objekt” dhe drejton gishtin nga rrjeti Voi Hotels dhe grupi Alpitour me të cilin është i lidhur hoteli.

“Kam mbetur pa fjalë duke parë këtë skenë, shkruan menaxheri. Pas momentit të parë të shqetësimit pyes veten: Voi hotels është mikpritja e vërtetë italiane, por çfarë do të thotë? Çfarë mendojnë menaxherët e Alpitour për këtë përfaqësim të trupi i femrës?”, shtoi ai.

Ai shpjegon se pasi shprehu pakënaqësinë e tij i thanë se gruaja në karamele ishte një “statujë çokollate”.

“Si mundet një zinxhir hotelesh që promovon vlerat e traditës por edhe të inovacionit “të lejojë që këto sjellje të ndodhin në strukturat e tij, ku trupi i një gruaje, i një punëtoreje, barazohet me atë të një ene për të kënaqur syrin e dikujt?”, pyet sërish ai.

Postimi nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë ngjalli valë reagimesh negative në rrjetet sociale, ku nisën polemikat ndaj hotelit që shfrytëzon trupin e një gruaje si karrem për të tërhequr një klientelë të caktuar.

Por nuk mungoi as reagimi nga vetë hoteli, që i kërkoi falje Federico Mazzieri dhe familjes së tij, duke thënë se ndihen të keqardhur për incidentin dhe se nuk kanë pasur asnjë qëllim dashakeq.

 “Na vjen keq shumë për incidentin që ndodhi dhe dëshirojmë të ritheksojmë me vendosmëri se kurrë nuk kemi pasur qëllim të përfaqësojmë vlera të tjera se sa ato që ne përqafojmë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të siguruar që situata të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen, duke bërë përpjekjet tona më të mira në formë dhe përmbajtje. Ne po marrim masa të menjëhershme për të trajtuar këtë incident në mënyrë konstruktive dhe për të siguruar që në të ardhmen asnjë klient nuk ka nevojë të ndihet i ofenduar në asnjë mënyrë”, shkruan hoteli.