Një studim kryer në mbi gjysmë milioni njerëz në Kinë, sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët theksojnë se konsumimi i vezës duhet të jetë pjesë e dietës ditore. Ndërsa, frika se konsumimi i tepërt i vezëve mund të bëjë dëm, duhet eliminuar.

"Një vezë në ditë, mund të sjellë benefite për shëndetin", thotë prof.Nita nga Universiteti i Kembrixhid.

Studimi, publikuar në revistën "Heart", ka vëzhguar me vëmendje efektet e vezës për të vërtetuar ose hedhur poshtë frikën që ekzistonte se veza mund të shkaktonte salmonelë, apo rrit kolesterolin.

Së fundmi, shumica e doktorëve këshillojnë konsumimin e vezëve, si pjesë e dietës, pasi janë shumë të ushqyeshme.

Ato përmbajnë: nivel të lartë proteine, vitamina A, D, B dhe B12, si dhe përbërës që mbrojnë sytë.

"Një vezë, apo dy në ditë, është mëse e këshillueshme", thotë doktor Frankie Phillips, nga Shoqëria Dietike Britanike.

"Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga konsumimi i vezëve"

"Mbase, i vetmi paralajmërim- thotë dr. Philips – është që të hash shumë vetëm një lloj ushqimi, do të thotë që të mos konsumosh ushqimet e tjera".

Vezët gjithashtu janë burim i mirë i proteinës.

Fondacioni Britanik për Zemrën hodhi poshtë këshillën për të limituar konsumimin e vezëve në tre në javë në 2007-n, kur dolën në dritë evidencat e reja për kolesterolin.