Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 20-vjeçarit Enjo Saliaj, i cili u aksidentua për vdekje mbrëmjen e djeshme, në zonën e Freskutrreth orës 23:30.
Enjo Saliaj është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish-vjehrri në qershor të 2022-it.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arretsuar drejtuesi i mjetit që përplasi 20-vjeçarin, i cili ishte duke lëvizur me motor.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 20 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se vrasja e babait të Enjo Saliajt pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit.
Gjithashtu në burg për bashkëpunim për vrasjen e Kudretit është edhe bashkëshortja e këtij të gundit, Dhurata Saliaj.
Pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.
Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të vitit të kaluar.
Si ndodhi vrasja e Kudret Saliajt
Viktima i mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.
Prokuroria tha se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë. Enjo Saliaj ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit. Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë. Sipas dëshmitarëve, pas krimit, djali bërtiste me të madhe “baba baba”.





