Nesër më 10 shkurt, bëhet fiks 1 vit që prej arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të vendosë nëse çështja e Erion Veliajt do të kalojë (ose jo) për gjykim.

Gjyqtarja Etleva Deda ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor dhe pritet të japë sot verdiktin final.

Mbrojtja ka pretenduar se janë 60 mijë faqe që duhen analizuar. Nuk kanë munguar përplasjet mes palëve në sallën e gjyqit, aq sa kryebashkiaku depozitoi pranë një kërkesë zyrtare pranë GJKKO-së për përjashtimin e gjyqtares Deda nga çështja penale ndaj tij. Mirëpo, kërkesa e tij u rrëzua me argumentin se “nuk ka shkak të ligjshëm”.

Për seancën gjyqësore të 2 shkurtit, pretendohej se i Veliajt i ishte mohuar e drejta për një mbrojtje efektive, në kundërshtim me parimet themelore të procesit të rregullt ligjor.

Sipas mbrojtjes së tij, edhe vetë avokatja e caktuar nga gjykata nuk ka pasur mundësi reale për t’u njohur me materialet hetimore, as për të komunikuar me klientin e saj në mënyrë të plotë.

Vetë Veliaj, ka bërë kërkesë vazhdimisht që të njihet me provat dhe faktet përmes një laptopi në ambientet e paraburgimit në Durrës, për pesë veprat penale që i atribuohen.