Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka mbërritur në Nju Jork ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të 1 vjetorit të agresionit rus mbi Ukrainën.

Në një njoftim për mediat thuhet se, sot Ministrja Xhaçka do të mbajë fjalë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe do të takohet me homologë të Italisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Estonisë.

Ndërkohë të premten, me ftesë së Ministrit të Jashtëm të Maltës, vend i cili ka presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit, Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë në KS, krah Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe homologëve të vendeve anëtare të KS.

Një vit më parë, Shqipëria luajti një rol aktiv në KS sa i takon agresionit rus në Ukrainë ndësa u rendit si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për llogaridhënien e Rusisë mbi krimet në Ukrainë.