Ish-kryeministri Sali Berisha një vit nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, thotë se ajo ishte e vetmja mundësi që kishte në dorë PD-LSI dhe gjithë aleatëve opozitarë.

“Në mënyrë të përsëritur Sali Berisha e ka bërë të qartë vendimin e tij. Nuk mund të presim që ndërkombëtarë të mirëpresin aktin tonë. Në kushte që po ndodhnin ngjarjet në Shqipëri, opozita u kthye në një dekor në Parlament. Ndërkombëtarët nuk ia vendosën kurfirin të thana opozitës sepse e panë që ajo ishte “in ekstremis”,” tha Berisha në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Më tej, ish-kryeministri tha se opozita ia doli të nxirte Ramën më lakuriq seç sipas tij ai ka dalë në plazh.

“Unë nuk mund të them ky ishte një vendim i lavdërueshëm. Shumë e tepërt opozita do fitonte po të rrëzonte Ramën, të bllokonte zgjedhjet. Por opozita ia doli dhe nxori më lakuriq sec ai ka dalë në plazh Edi Ramën”, tha ish-kryeministri.