Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga varri i prindërve, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre.
“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkruan Rama.
Kujtojmë se një vit më parë, në 1 gusht të 2020-ës ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare Aneta Rama.





