Shqipëria bën sot një vit nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shkruan në “Facebook” se megjithë vështirësitë, mjekët nuk u dorëzuan kurrë në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.

Mesazhi i ministres:

Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës

Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.
Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.
#MëEMiraËshtëPërpara
#BashkëIaDalim

Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me…

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, March 8, 2021