Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për 1-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ka kujtuar heroin Bunjaku, duke shtuar se ai u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit të shtetit të Kosovës.
Kurti tha se dje në mbledhjen e qeverisë së Kosovës vendosi që rrugën Ballaban-Banjskë, ta emërtojë “Afrim Bunjaku”, emrin e heroit të Republikës së Kosovës.
“Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.