Pas një viti nga vrasja e Klodian Rashës, babai i tij ka kërkuar nga shteti zbardhjen e ngjarjes dhe të gjejë personin që ka vendosur armën pranë të birit.

Në fjalën e tij para mediave, babai i Klodian Rashës paralajmëroi se nëse shteti nuk e vendos drejtësinë në vend, ai do ta bëjë vetë.

“Shteti, jemi banorë të këtij shteti, e ka detyrim e për detyrë atë që ndoshta s’e ka bërë deri tani ta bëjë, ajo është më esencialja që unë kërkoj, zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkriminojnë e të arrijnë deri aty sa të vendosin dhe armën aty në fund që fëmija të bëhet edhe kriminel.

Sot është momenti të ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit inkriminimin e atë vendosjen e armës aty bën mirë që shteti ta gjejë e ta cojë sa unë s’kam vendosur akoma për ta gjetur vetë. Lus Zotin që tragjedi e plagë të tilla mos përjetojnë asnjë person.“,- tha ai