Një vit më parë, një aksident tragjik i mori jetën në një moshë fare të re, e ndërsa familja e tij vijon të përjetojë dhimbjen e thellë. Bëhet fjalë për aksidentin tragjik që iu mori jetën dy të rinjve, këngëtarit Ergi Dini dhe shokut të tij Kejdi Halili, të dy 21 vjeç, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Sot, teksa ka kaluar plot një vit nga vdekja e tij, nëna dhe motra e Ergit, Mimoza dhe Barbana Dini, e kujtojnë përmes disa vargjeve tepër rrëqethëse dhe që të këpusin shpirtin, publikuar në ‘Facebook’.

Miq e dashamires!

U be nje vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve te tjere,ne qiell!
U be nje vit,qe zemra ime rreh edhe per Te.
U be nje vit qe stuhite e dhembjes se shpirtit,me rrezojne.Por ne çdo çast te veshtire,kam ndjere nje dore qe shtrihej,per te me ngritur.
Ajo dore,jeni ju,miq dhe dashamires.
Miresine tuaj e kam ndjere ne çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe per ju.Lumturia qofte perhere ne vatrat tuaja!Jeni te çmuar per mua!

PER TIM BIR.

Mendja m'u thinj nga nata
Shpirti m'u keput,ra nga vjeshta,
Krahet m'i shqeu shterngata
dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m'u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyren e DJALIT.
(Mimoza Dini)