Ditë greve shënon data e 28 shkurtit në Greqi.
Një vit pas tragjedisë që ndodhi në Tempi, një aksident që tronditi gjithë shtetin grek, me trenin që u nis nga Athina në drejtim të Selanikut, ku mbetën 57 të vdekur midis tyre dhe 4 viktima me origjinë shqiptare.
Transporti publik për 24 orë do të jetë në grevë duke filluar që në orët e para të mëngjesit të ditës të mërkurë në shënjë përkujtimi për personat që humbën jetën e tyre në këtë aksident tragjik.