Në përvjetorin e parë të vdekjes së tyre, Vanessa Bryant, ka kujtuar përmes një letre vajzën e saj Gianna dhe bashkëshortin Kobe.

Në letrën e hapur që ajo publikoi në profilin e saj në Instagram, shkruan se ende nuk e beson që kjo tragjedi i ndodhi personave të saj të dashur, të cilët i quan “qenie të bukura njerëzore dhe të mahnitshme”.

“Ajo të do kaq shumë. Më mungon shumë vajza ime dhe Kobe. Unë kurrë nuk do ta kuptoj pse dhe si kjo tragjedi mund t’i ndodhi qenieve njerëzore kaq të bukura, të ëmbla dhe të mahnitshme. Ende nuk duket e vërtetë. Kobe, e bëmë mirë. Gigi, ti akoma e bën krenare mamin. Unë të dua! Të dua Aubz (siç do të thërriste Gigi im). Faleminderit shumë për ndarjen bukur të disa prej kujtimeve tuaja për Gigi tim me mua dhe më lejoni t’i ndaj ato këtu me shoqërinë time”, shkroi Vanessa.