Marrëdhënia nuse-vjehërr, gjithmonë mendohet si delikate dhe me tension.

Por mamja e Getit demostron komplet të kundërten. Ajo i ka dedikuar një status nuses së saj, Marinës ku i drejtohet me fjalët më të mira për të dhe dy djemtë e saj.

“Ndjenjë e paharrueshme, po ashtu e  papërshkruar. E shtunë, 10 shtator. I falenderohem Zotit që kam dy djem që më plotësojnë dhe vlerësojnë  dhe një nuse që më plotëson vajzën që nuk kisha deri sot”, shkruan ajo.

Pas një dedikimi të tillë ka reaguar edhe nusja, e cila e falenderon: “ Ooo çfarë dedikimi. Të dua shumë”.  

E kush nuk do ta donte një marëdhënie të tillë?