Vendim tjetër: 21 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 764 m²  kalojnë në pronësi të poseduesve të objekteve informale

TIRANË, 6 shtator 2013 – Edhe ditën e fundit të qëndrimit në “karrige”, Berisha merret me trojet e “xanuna”, duke ua kaluar zaptuesve. Një vendim i Këshillit të Ministrave ditën e lamtumirës, më 5 shtator 2013, ka ndryshuar 17 VKM të nxjerra po nga Berisha, një i takon 18 qershorit 2013 (!), për kalim pronësie të 16 parcelave (11 në Durrës) në favor të atyre që i kanë “xanun”. Ndërkohë, po atë ditë, me një vendim tjetër, Berisha urdhëron Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës, që 21 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 764 m² t’ua kalojë në pronësi të poseduesve të objekteve informale. Këto ndryshime janë propozuar nga një durrsak: Sokol Olldashi, ministri i Punëve Publike dhe Transportit. Fakti që bëhen gjithë këto ndryshime, ka të bëjë dhe me katrahurën në administratën e ALUIZNI-t në Durrës. Ndërkaq, me një vendim tjetër, po më 5 shtator 2013, Qeveria vendosi shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në Shkodër, Durrës, Elbasan, Dibër,Vlorë dhe Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen me këste nga fondi i kompensimit, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i parcelave ndërtimore, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen  prej 9 624.69 m² tokë truall, me vlerë të përgjithshme  prej 157 279 345.49 lekësh. durreslajm.com po riboton të plotë një VKM, atë që ndryshoi 17 të tilla!

DOKUMENTI

Vendimi i Këshillit të Ministrave, datë 5 shtator 2012, “Për disa ndryshime në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 1481, datë 12.11.2008; nr. 167, datë 19.2.2009; nr. 450, datë 6.5.2009; nr. 611, datë 11.6.2009; nr. 805, datë 22.7.2009; nr. 1038, datë 18.11.2009; nr. 1283, datë 23.12.2009; nr. 125, datë 17.2.2010; nr. 247, datë 13.4.2010; nr. , datë 7.2.2011; nr. 359, datë 4.5.2011; nr. 822, datë 23.11.2011; nr. 900, datë 12.12.2012; nr. 345, datë 20.4.2013; nr. 490, datë 18.6.2013, dhe nr. 646, datë 28.7.2010, për miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale, të ndryshuara”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr. 7980,   datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 129, të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurës Administrative”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave, vendosi: I. Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 1481, datë 12.11.2008; nr. 167, datë 19.2.2009; nr. 450, datë 6.5.2009; nr. 611, datë 11.06.2009; nr. 805, datë 22.7.2009; nr. 1038, datë 18.11.2009; nr. 1283, datë 23.12.2009; nr. 125, datë 17.2.2010; nr. 247, datë 13.4.2010; nr. 118, datë 7.2.2011; nr. 359, datë 4.5.2011; nr. 822, datë 23.11.2011; nr. 900, datë 12.12.2012; nr. 345, datë 20.4.2013, dhe nr. 490, datë 18.6.2013, për miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale, të ndryshuara, bëhen ndryshimet sipas listës përkatëse, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të ndara për çdo vendim, si më poshtë vijon: 1. Në vendimin nr. 1481 datë 12.11.2008, ndryshohen të dhënat për 1 (një) parcelë ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Në vendimin nr. 167, datë 19.2.2009, ndryshohen të dhënat për 1 (një) parcelë ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Në vendimin nr. 450, datë 6.5.2009, ndryshohen të dhënat për 1 (një) parcelë ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. Në vendimin nr. 611, datë 11.6.2009, ndryshohen të dhënat për 2 (dy) parcela ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes D, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 5. Në vendimin nr. 805, datë 22.7.2009, ndryshohen të dhënat për 1 (një) parcelë ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes E, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 6. Në vendimin nr. 1038, datë 14.10.2009, ndryshohen të dhënat për 2 (dy) parcela ndërtimore në Drejtorinë Durrës dhe Tirana 3, sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi… 8. Në vendimin nr. 125, datë 17.2.2010, ndryshohen të dhënat për 2 (dy) parcela ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 9. Në vendimin nr. 247, datë 13.4.2010, ndryshohen të dhënat për 1 (një) parcelë ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi… 11. Në vendimin nr. 359, datë 4.5.2011, ndryshohen të dhënat për 3 (tri) parcela ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 12. Në vendimin nr. 822, datë 23.11.2011, ndryshohen të dhënat për 1 (një) parcelë ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes L, që i bashkëlidhet këtij vendimi… 15. Në vendimin nr. 490, datë 18.6.2013, ndryshohen të dhënat për 1 (një) parcelë ndërtimore në Drejtorinë Durrës, sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi. II. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Kryeministri Sali  Berisha.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/