U mbushën 33 vite nga dalja e filmit të parë “I vetëm në shtëpi”, por ai mbetet një nga realizimet ikonë të Krishtlindjeve.

Më shumë se 3 dekada më pas aktori Macaulay Culkin pati një ribashkim mjaft emocionues me nënën e tij të ekranit në ceremoninë e zbulimit të yllit në nder të tij në Hollywood Walk of Fame.

Aktorja Catherine O’Hara luajti nënën e tij në të dy filmat e viteve ‘90.

“I vetëm në shtëpi” është dhe do të jetë gjithmonë një ndjesi e dashur globale. Arsyeja pse familjet në të gjithë botën nuk mund të lënë një vit të kalojë pa e parë dhe dashuruar këtë film është për shkak të atij fëmije”, thotë aktorja Catherine O’Hara.

“Është e mahnitshme. Është një nga ato gjëra ku më e rëndësishme për mua është të qenit baba. Më pëlqen fakti që fëmijët e mi mund të shkojnë dhe ta shohin këtë”, shprehet aktori Macaulay Culkin

“I vetëm në shtëpi” ishte një hit i madh kur u publikua duke fituar 476.7 milionë dollarë dhe duke u kthyer në një film kult.