"Keeping up with the Kardashians" reality-show i njohur në Amerikë, mund të bëjë një ndryshim rrënjësor.

Pas disa muajsh thashethemesh që qarkullojnë nëpër media, Kourtney Kardashian konfirmoi gjatë një interviste në "Entertainment Tonight" se po bën një hap prapa në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj.

"Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të drejtoj më shumë energjinë time atje. Nuk po them lamtumirë. Por unë mendoj se do të duhet të shihni më shumë në sezonin e ri, sezonin 18. Nuk po transmetohet akoma, por është duke u filmuar, tani, në këtë dhomë."

Kim dhe Khloé konfirmuan gjithashtu largimin e motrës së tyre nga shfaqja.

"Ne e duam Kourtney -n dhe do të na mungojë çfarëdo që ajo vendos të bëjë, por njerëzit vijnë e shkojnë gjatë gjithë kohës në këtë familje. Ndihemi sikur është një derë rrotulluese, kështu që Kourtney mund të largohet dhe të kthehet. Të gjithë kthehen", tha Khloé.