2-vjeçarja Luna Tavares-Fenner po rikuperohet pasi bënë një seri operacionesh për heqjen e nishaneve të saj të fytyrës me metoda mjekësore inovative në Rusi.

Familja amerikane pritet të udhëtojë për në shtëpi për Krishtlindje pas një trajtimi të gjatë, i cili nuk mund të kryhej në SHBA.

Dr Pavel Popov tha: “Luna ka nisur tashmë të flasë”. Ndërsa e vogla thotë: “Pikat e mia të zeza kanë ikur, jam një princeshë”.

Fëmija kishte lindur me gjendjen e njohur si ‘nevus melanocitik’ dhe kishte të gjithë fytyrën të mbuluar me një nishan të zi që prej lindjes.

Prindërit e saj Caroline Fenner, 37 vjeçe, dhe Thiago Tavares, 33, thanë se adhurojnë bijën e tyre të vogël.

Por ata shtonin se me pamjen e saj Luna “tërheq vëmendje e shikime”, madje disa njerëz mizorë e quanin dhe “monstër”.

Një tjetër rrezik për Lunën ishte ai i kancerit të lëkurës, çka shtyu prindërit të kërkonin trajtim që herët.