5 gusht 2015 – Shpeshherë ndodh që të huajt kur janë të ftuar në një dasmë shqiptare, të çuditen me një prej zakoneve tona: hedhjen e lekëve në sallën ku organizohet banketi.

U bën përshtypje ky fakt, pasi kjo ndodh vetëm këtu te ne, por ka disa raste që dhe vetë shqiptarët habiten kur lekët e hedhura janë pa fund. Me siguri do jenë dasma pasanikësh.

Edhe klerikun katolik Dom Gjergj Meta e çudit ky fenomen. Në një status në Facebook, kleriku ka postuar këtë foto me lekë pafund në tokë, për të cilën shkruan:

 “Zoti krijoi martesën
Njerëzit krijuan dasmën,
ne shqiptarët krijuam ….

o bu bu mi none ç'po kërcasin shkallët …”

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/