Këta dy burra janë njerëzit më me fat në Britaninë e Madhe.
Falë një ndërhyrje hyjnore, ata arritën të shpëtojnë nga vdekja.
Të dy duhej të ishin në punë mbi vinçin gjigand në një qiellgërvishtëse në Londër, ku u përplas një helikopter.
Por në momentin e përplasjes së helikopterit me vinçin, që do kishte sjellë vdekjen e tyre të sigurt, ata nuk kishin mbërritur në punë.
Richard Moule dhe kolegu i tij, kishin fjetur më shumë, për herë të parë në shumë vite, duke mos shkuar në orar në punë.
Përplasja e helikopterit mori dy jetë njerëzish, përfshi atë të pilotit, ndërkohë që 12 njerëz u plagosën. Policia tha se ishte një mrekulli që ky aksident i rëndë nuk mori më shumë jetë njerëzish, pasi helikopteri u nda në dysh dhe u përplas në një zonë në qendër, me shumë lëvizje njerëzish.
Dy punonjësit e vinçit, që fjetën më shumë nga sa duhet, thonë se një engjëll mbrojtës u ka qëndruar pranë.