Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës proceduan në gjendje të lirë dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve ishte në gjendje të dehur dhe 1 tjetër që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
A. P., 57 vjeç, banues në Shijak, u konstatua në lagjen nr. 13, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/litër.
I. M., 15 vjeç, banues në Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





