Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur me thikë një person.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi me iniciale L. L., 55 vjeç, banues në Thumanë, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Krujës ndaluan shtetasin I. K., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 13.03.2022, ka goditur me mjete prerëse shtetasin A. L.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





