Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e dyfishtë në Durrës, ku u vranë me breshëri dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit. Duke marrë parasysh të shkuarën e tij, dyshohet se ai ka qënë objektivi i atentatit, që i ka marrë jetën edhe të vëllait. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzekutorët e tyre. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.