Aktori Laert Vasili ishte i ftuar sot në “KafeIN” për të diskutuar në lidhje me prishjen e Tatrit Kombëtar, një temë e cila ka shkaktuar shumë debate kohët e fundit, mes qeverisë aktuale dhe aktorëve.

Teksa jepte mendimin e tij pro prishjes se teatrit, ndërhyn në telefonatë Arben Derhemi duke u përballur me Laertin. Ai u shpreh se nuk kishte fare pune me atë djalin aty, pra Laertin, dhe tha se ai ka të tjera interesa që është pro prishjes së teatrit sepse më parë Laerti, sipas Arbenit, ka qenë kundër. 

Debati arriti kulmin kur Arbeni shprehet se i vjen turp për këtë situatë dhe me 6 kullat e 40 kate ndërsa teatrit vetëm 40 përqind, dhe përparësi i jepet restoranteve dhe kafeve.

Arbeni shprehet gjithashtu se njerëzit që e quajnë teatrin kapanon, janë militantë dhe njerëz pa karakter si ai që është në studio, por Laerti i’u kundër përgjigj duke i kujtuar një shfaqje të vitit 2008 me një regjisor grek, i cili sipas Laertit, donte t’i vinte kazmën gjithë produksionit dhe Derhemi doli kundër të gjithë aktorëve dhe përqafoi regjisorin në fjalë.

Në momentin që aktori Arben Derhemi ka shprehur se të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta janë pro mosprishjes se Teatrit Kombëtar, Laert Vasili është revoltuar duke mos denjuar të përgjigjet dhe e quan Arbenin një parazit dhe i rikujton se në 2008-n i është qare për një rrogë në Teatrin Kombëtar.

Replikat

Derhemi: Nuk kam fare punë me atë djalin që ke aty në studio. Ai është kapanon dhe militant. Është një njeri pa karakter dhe pa dinjitet.

Vasili: Nëse do më thoshit që do kisha parazitë në intervistë, unë nuk do isha. Ai djali është ai djali që erdhe dhe mu qave në vitin 2008, që s’po më japin rol në Teatrin Kombëtar. Ai djali ta ka dhënë punë në 2008-n dhe rol.